Presidenti Topi takon Kryeministrin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan.

26 nëntor 2008
Ankara, Turqi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi u pritën sot nga Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan në rezidencën qeveritare.
Pasi shprehu kënaqësinë për këtë takim me Kryeministrin turk Erdoan, Presidenti Topi vuri në dukje rëndësinë e konsolidimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve me një vend partner strategjik, si Turqia, ç’ka është një prioritet i rëndësishëm i politikës së jashtme, rajonale e më gjerë të Shqipërisë. Kryetari i Shtetit vuri në dukje se dhe shkëmbimet e vizitave të nivelit të lartë veçse nxisin zhvillimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve tona mike dhe konsolidimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat. Në vijim, Presidenti Topi vlerësoi rolin dhe kontributin e qytetarëve turq me origjinë shqiptare që jetojnë prej shumë vitesh në Turqi, të cilët kanë shërbyer dhe shërbejnë si urë e fortë lidhjeje miqësore mes dy vendeve tona.
Në vijim të takimit, bashkëbiseduesit vunë në dukje rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve, të cilat kanë ardhur gjithnjë e një rritje dhe deri më sot kanë njohur rezultate pozitive progresive. “Kësaj”, - u shpreh Presidenti Topi, - “i kontribuon edhe hyrja në fuqi, vetëm pak muaj më parë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, e cila gjithashtu krijon mundësi të reja që ritmi i shkëmbimeve dypalëshe tregtare të njohë nivele të reja dhe shumë më të larta”. Gjithashtu, gjatë bisedës, Presidenti Topi dhe Kryeministri Erdoan nënvizuan interesimin e përbashkët për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera si në energjitikë, në fushën ushtarake, në fushën e rendit, të infrastrukturës, në aspektin kulturor, arsimor, të turizmit, shëndetësisë, etj.
Duke u ndalur në situatën në rajonin e Ballkanit, Presidenti Topi vuri në dukje në këtë takim se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit me vendet e rajonit e, veçanërisht, me ato të Ballkanit Perëndimor, vazhdojnë të jenë një nga prioritetet e politikës sonë të jashtme në kuadër dhe të aspiratës së përbashkët të tyre për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Presidenti Topi vlerësoi dhe rolin moderator të faktorit shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajon. “Krijimit të klimës paqësore në rajonin ballkanik i ka shërbyer dhe pavarësia e Kosovës, duke pasur ndikim pozitiv në marrëdhëniet ndëretnike jo vetën në Kosovë, por dhe duke e çliruar përfundimisht Ballkanin nga makthi i luftërave dhe konflikteve ndër-etnike”, - u shpreh Presidenti i Republikës. Në këtë kontekst, Presidenti Topi shprehu bindjen se Turqia, si gjithmonë, do të vazhdojë lobingun dhe do të ushtrojë ndikimin e vet për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe nga vende të tjera.
Kryeministri turk, z. Erdoan e siguroi Presidentin Topi që Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj maksimale për të ndikuar tek vendet mike për rritjen e shteteve të tjera që do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Kreu i qeverisë turke shprehu admirim për arritjet e Shqipërisë dhe reformat e suksesshme të kryera prej në fusha të rëndësishme me qëllim arritjen dhe përmbushjen e standardeve integruese dhe përmbushjen e aspiratave të popullit shqiptar duke u rikthyer përfundimisht dhe me të drejta të plota në familjen e madhe europiane. Në këtë kuadër. Kryeministri turk Erdoan, duke vlerësuar klimën e favorshme të të bërit biznes dhe rritjen galopante të ekonomisë shqiptare, theksoi nevojën e shtimit të mëtejshëm të investitorëve turq në vendin tonë, duke ftuar njëkohësisht edhe biznesmenët shqiptarë të shikojnë mundësitë e shtrirjes së sipërmarrjeve të tyre në shtetin mik turk.