V E N D I M PER LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË TETË AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D I M
PER
LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË TETË AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 9 (nëntë) automjete dhe 19 (nëntëmbëdhjetë) trupa, në itinerarin Qafë-thanë- Porti i Durrësit, në datën 28 nëntor 2008.
2. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 18 (tetëmbëdhjetë) automjete dhe 43 (dyzet e tre) trupa, në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 29 nëntor 2008.
3. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 20 (njëzet) automjete dhe 47 (dyzet e shtatë) trupa, në itinerarin Qafë-thanë- Porti i Durrësit, në datën 1 dhjetor 2008.
4. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 9 (nëntë) automjete dhe 23 (njëzet e tre) trupa, në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 2 dhjetor 2008.
5. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 7 (shtatë) automjete dhe 14 (katërmbëdhjetë) trupa, në itinerarin Qafë-thanë- Porti i Durrësit, në datën 4 dhjetor 2008.
6. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 7 (shtatë) automjete dhe 14 (katërmbëdhjetë) trupa, në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 5 dhjetor 2008.
7. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 12 (dymbëdhjetë) automjete dhe 31 (tridhjetë e një) trupa, në itinerarin Qafë-thanë- Porti i Durrësit, në datën 7 dhjetor 2008.
8. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 12 (dymbëdhjetë) automjete dhe 30 (tridhjetë) trupa, në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 10 dhjetor 2008.
9. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat, që do të kalojnë në datat 28 nëntor, 1, 4 e 7 dhjetor 2008, është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit.
10. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat, që do të kalojnë në datat 29 nëntor, 2, 5 e 10 dhjetor 2008, është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë.
11. Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, ratifikuar me ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.
12. Automjetet ushtarake italiane, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
13. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/11/2008