VENDIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA DREJTORIA E PËRGJITHSHME E UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE, BASHKITË, KOMUNAT DHE UJËSJELLËS, SHA-TË , SI AUT
VENDIM
PËR
SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA DREJTORIA E PËRGJITHSHME E UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE, BASHKITË, KOMUNAT DHE UJËSJELLËS, SHA-TË , SI AUTORITETE KONTRAKTORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve, të bashkive, komunave dhe ujësjellës, sha-ve, të përfundojnë, deri në datën 31.12.2008, procedurat e prokurimit, për 53 objekte, me fondet buxhetore të investimeve, të parashikuara në buxhetin e shtetit, të vitit 2008, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Brenda këtij afati të përfshihen edhe lidhja e kontratave përkatëse dhe publikimi i njoftimit të kontratës së nënshkruar, në Buletinin e Njoftimeve Publike.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve, Agjencia e Prokurimit Publik, bashkitë, komunat dhe ujësjellës, sha-të, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/11/2008