Presidenti Topi takon Ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Jung.
30 gusht 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot në mbrëmje Ministrin e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Dr. Franc Jozef Jung.
Gjatë takimit u evidentua niveli mjaft i mirë i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në fushën ushtarake. Presidenti Topi veçoi rreshtimin në misionet e përbashkëta antiterror në Afganistan e Bosnje-Hercegovinë si një eksperiencë që e çon përpara Shqipërinë në aspiratën e saj për t’u bërë pjesë e NATO-s.
Në këndvështrimin e Presidentit Topi dhe të ministrit Jung, Paketa Ahtisari është rruga e duhur për të ardhmen e Kosovës. Presidenti Topi nënvizoi se në këto momente është i domosdoshëm përcaktimi i pavarësisë së Kosovës në një kohë sa më të shpejtë, ndërsa Shqipëria është kundër çdo skenari ndarjeje të Kosovës.”Jam i bindur u shpreh Kryetari i Shtetit se përpjekjet e BE-së, të SHBA-ve, të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së e të Trojkës do arrijnë në një përfundim legjitim mbi statusin e Kosovës, duke i hapur rrugën integrimit të saj në familjen europiane”.
Ministri gjerman i Mbrojtjes u shpreh se Gjermania do të mbështesë të gjitha përpjekjet për një zgjidhje sa më të shpejtë të statusit të Kosovës, si kushti paraprak për një zhvillim sa më të shpejtë të saj.
Në përfundim të takimit Presidenti Topi dhe Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Jung, iu përgjigjën interesimit të mediave.
Presidenti i Republikës Bamir Topi:
Me zotin Ministër të Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë diskutuam rreth marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona, duke specifikuar fushën e mbrojtjes si mjaft të rëndësishme pasi një nga aspiratat tona është pikërisht integrimi i Shqipërisë në NATO, duke shpresuar shumë në një ftesë në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008. Jemi shprehur gjithashtu për çështje të politikës rajonale. Unë i shpreha z. ministër që Shqipëria është kontribuese e paqes në rajon. Diskutuam në mënyrë të veçantë për problemin e pavarësisë së Kosovës. I shpreha z. ministër qëndrimin e shtetit shqiptar se një Kosovë e pavarur, demokratike dhe subjekt i të drejtës ndërkombëtare do të bënte të mundur që të gjitha vendet e rajonit t’i largohen me shpejtësi të kaluarës dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre europiane dhe euroatlantike. Gjithashtu, shpreha dëshirën që këto marrëdhënie në fushën e mbrojtjes midis Shqipërisë dhe Gjermanisë të jenë të tilla që të garantojnë një të ardhme të sigurtë pasi vendet tona janë pjesë e sistemit kundër terrorizmit ndërkombëtar, janë pjesë e misioneve të përbashkëta. Natyrisht që gjeta gadishmërinë tek z. ministër për t’i avancuar këto marrëdhënie në të ardhmen.
Ministri i Mbrojtjes i Republikës Federale të Gjermanisë, Dr. Franc Jozef Jung:
Do të nënvizoja me këtë rast që pata kënaqësinë të flisja me z. President për këto probleme të përbashkëta. Konstatova se ne jemi përgjithësisht të një mendimi sa i përket çështjeve të rëndësishme për të dy popujt tanë. Dhe fusha e mbrojtjes është baza për një zhvillim paqësor dhe marrëdhëniet tona dypalëshe në këtë fushë po zhvillohen mjaft mirë. Ne që prej gati dhjetë vitesh jemi duke dhënë një kontribut të përbashkët në Bosnje-Hercegovinë, si dhe për luftimin e terrorizmit në Afganistan. Jemi të mendimit që ne kemi nevojë për një zgjidhje sa më të shpejtë në Kosovë. Po të jetë e mundur kjo zgjidhje duhet të gjendet mbi bazën e Planit Ahtisari. Ne duam një zhvillim paqësor dhe stabël në Kosovë dhe përtej Kosovës. Dua të falenderoj Presidentin për këtë bisedë, si dhe për marrëdhëniet shumë të mira midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Shqipërisë.