E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Hungarisë, Laszlo Solyom, për Festën Kombëtare.

20 gusht 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Hungarisë, Laszlo Solyom, me rastin e Festës Kombëtare.

“I nderuar Zoti President,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Hungarisë, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju shpreh Juve dhe popullit hungarez urimet më të përzemërta.

Më lejoni, Zoti President, që me këtë rast të nënvizoj me kënaqësi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve tona dypalëshe, si edhe të shpreh besimin në thellimin e mëtejshëm të tyre”, - shkruhet në mesazhin e Kryetarit të Shtetit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›