E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi i dërgon një mesazh ish-Presidentit të Turqisë, Ahmet Nekdet Sezer.

29 gusht 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh ish-Presidentit të Republikës së Turqisë, Ahmet Nekdet Sezer, në të cilin shkruhet:

“I nderuar Zoti Sezer,

Më lejoni t’Ju shpreh konsideratën më të lartë për kontributin Tuaj të vyer në interes të popullit dhe vendit Tuaj gjatë kohës që Ju ishit në detyrën e lartë të Presidentit të Turqisë, këtij vendi mik të Shqipërisë.

Me këtë rast dëshiroj t’Ju shpreh, në emër të popullit shqiptar, mirënjohjen e sinqertë për rolin Tuaj të rëndësishëm në zhvillimin dhe thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fusha me interes reciprok midis dy vendeve tona, si dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atlantike.

Më lejoni, Shkëlqesi, t’Ju shpreh edhe një herë urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë e familjes Suaj, si dhe për begatinë e popullit mik turk”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›