Presidenti Topi uron Presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl, me rastin e zgjedhjes në detyrën e lartë.
29 gusht 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl.
“I nderuar Zoti President,
Zgjedhja Juaj si President i Republikës së Turqisë më jep kënaqësinë e veçantë që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj urimet më të mira e më të përzemërta për suksesin Tuaj në këtë post të lartë.
Më lejoni, Zoti President, të shpreh besimin tim se lidhjet tradicionale midis Shqipërisë dhe Turqisë që kanë kontribuar në nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve tona dypalëshe, gjatë Presidencës Suaj do të konsolidohen e zhvillohen më tej, në dobi të dy popujve tanë miq.
Duke Ju uruar edhe një herë suksese në punën Tuaj dhe duke shprehur dëshirën time për një takim të afërt me Ju, lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, - shkruhet në mesazhin e Presidentit Topi.