Presidenti Topi takon Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Horst Këler.

6 prill 2010
Berlin
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe delegacionin që e shoqëron, i përbërë nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, deputeti i Kuvendit, Gazmend Oketa, Zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nikollë Lesi u pritën sot paradite nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Horst Këler dhe Zonja e Parë, në mjediset e Ndërtesës Presidenciale, në Kështjellën “Shlos Belvju”.
Pas kalimit në revistë të trupave ushtarake dhe ekzekutimit të himneve kombëtare, Presidenti Topi dhe Presidenti Këler, zhvilluan një takim të përzemërt e miqësor, gjatë të cilit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve tona si dhe bashkëpunimi shumëpalësh në të gjitha fushat.
Gjatë takimit, Presidenti Topi theksoi faktin se Shqipëria e konsideron Gjermaninë si një partner strategjik shumë të rëndësishëm të saj. Kreu i shtetit shqiptar shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga Gjermania për proceset demokratizuese dhe integruese të vendit tonë, duke i dhënë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjes së pranisë së investitorëve gjermanë në vendin tonë, ku në këtë aspekt pritet që gjatë kësaj vizite, të firmoset Marrëveshja për Eleminimin e Tatimeve të Dyfishta.
Presidenti Topi bëri një pasqyrë të shkurtër mbi situatën aktuale politike në Shqipëri dhe të zhvillimeve të brendshme, ku nënvizoi veçanërisht rëndësinë e riinstalimit të dialogut politik në vend mes mazhorancës dhe opozitës dhe e bashkëpunimit për reformat e rëndësishme, për të ruajtur vazhdimësinë e rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushjen e aspiratave integruese të mbarë popullit shqiptar.
Nga ana e tij, Presidenti gjerman Këler, duke shprehur kënaqësinë e këtij takimi të veçantë, shprehu besimin në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit reciprok dhe vuri në dukje se shkëmbimi i vizitave i niveleve më të larta kontribuon në rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit politik. Kreu i shtetit gjerman vuri në dukje mbështetjen që vendi i tij ka dhënë për Shqipërinë duke e siguruar Presidentin Topi se kjo do të vazhdojë në mënyrë që populli shqiptar të bëhet pjesë edhe zyrtarisht sa më shpejt e familjes së madhe evropiane.