E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kume Nje muaj afat per Kodin Zgjedhor

Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor nuk mund te behen me vone se nje muaj. Deklarata u be dje nga i mandatuari i partive dhe shoqerise civile per te realizuar keto nderhyrje Kristaq Kume i cili deklaroi se afatet duhen respektuar dhe per kete arsye te gjithe duhet te bashkepunojne. Koha eshte e kufizuar nuk mund te shkojme ne ekstreme. Jo me shume se sa nje muaj gjithcka te pakten ne kete tavoline ekspertesh duhet te jete e perfunduar. Te mos presim qe ne rast se forcat kryesore politike arrijne ta zgjidhin ngercin e tyre ne minuten e fundit edhe zgjidhja qe do i japi problemit te reformes zgjedhore te jete e minutes se fundit. Ajo qe ne kemi marr persiper eshte pikerisht produkti i gatshem per ta tha Kristaq Kume ish kryetar i KQZ. Kume deklaroi se deri tani nuk ka pasur kontakte me Partine Socialiste per reformen zgjedhore te cilen ata e kushtezuan me hetimin e 28 qershorit. Por qe produkti i perfundimtar te mos kontestohet ai fton te majtet te dorezojne ne tryeze rekomandimet e tyre. Ish kryetari i KQZ-se e u mandatua ne krye te grupit per ndryshimet teknike ne kodin zgjedhor ne mbledhjen e dyte per reformen te cilen PS e bojkotoi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›