Gjykata e Larte PD kalon kandidatin e Presidentit Topi
Kandidati i dekretuar nga Presidenti Bamir Topi per ne Gjykaten e Larte Edmond Islamaj kalon proven e pare ne Komisionin e Ligjeve. Ne mbledhjen e djeshme deputetet demokrate jane treguar te kursyer me pyetjet e tyre drejtuar Islamajt. Per rreth 50 minuta anetari i Keshillit te Larte te Drejtesise ka sqaruar disa nga ceshtjet si pasuria e tij presionet qe ka pasur gjate ushtrimit te detyrave ne sistemin gjyqesor si dhe mbledhjen e Konferences Gjyqesore. I pyetur nga deputeti demokrat Fatos Hoxha mbi pasurine e tij te deklaruar prane Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ai dha detaje mbi nje apartament te bashkeshortes se tij ne Durres me sip. 141 m2 dyqan 55 m2 dhe garazh 16 m2 me vlere 1 milion leke. Pasuria e deklaruar nga bashkeshortja ime dhe nena e dy femijeve te mi vjen si rezultat jo se ajo eshte me e zonja se une per te bere keto marifete apo se vjehrri im eshte me i zoti i bleu ai dhe ia dha asaj. Nje shtepi mund ta kete cdokush. Por vjen si rezultat i shume te njohur ne Shqiperi te shkembimit dhenies se shtepise private per tu shkembyer me apartamente. Vjehrri im i ka dhene edhe djalit edhe vajzes nga nje apartament nje garazh nje dyqan. Ia ka dhene edhe bashkeshortes sime ne qytetin e Durresit tha Islamaj. Ne te njejten kohe ai sqaroi edhe ato cka kishte shkruar ne pergjigjet qe i kishte drejtuar deputeteve me pare permes korrespondences persa i perket korrupsionit. I pyetur nga deputeti Edi Paloka i cili do te hartoje edhe relacionin nese ka pasur tentativa per ta korruptuar ate gjate kryerjes se detyrave Islamaj tha se si nje fenomen i njohur ne jeten shoqerore ne vendin tone edhe tentativa te tilla ka pasur. Por smund te them qe kane qene te drejtperdrejta ne pikepamjen e ofertes por ne kuptimin e natyres shiko se do te kemi parasysh. Nje tjeter ceshtje per te cilen Islamaj foli gjate ishte edhe mbledhja e Konferences Gjyqesore Kombetare pa u miratuar me pare ligji. Ai tha se ka mbrojtur qendrimin qe Konferenca duhet te mblidhet. Une kam marre pjese ne te gjitha tentativat per tu mbledhur konferenca gjyqesore. E them me ze te larte ketu jo sepse dua te shkoj ne Gjykate te Larte sepse edhe mund te mos isha por keshtu e ndiej. Kam qene i zgjedhur nga konferenca e gjyqtareve kur skishte ligj. Kete e shoh si nje funksion te drejtperdrejte kushtetues. Mund ta interpretoj dhe mendoj se keshtu funksionon. shte vullneti i shumices se gjyqtareve te vendose rregullat. eshtja e ligjit mund te shkoje edhe ne pafundesi. Por une smund te rri ne pafundesi atje. Perse me zgjodhi Topi
I pyetur nga deputeti Fatos Hoxha perse mendon se eshte zgjedhur nga Presidenti Topi per ne Gjykaten e Larte Islamaj tha se Persa i perket diferences kur flet per veten te veshtiresohet pak. Une do ta lidhja me karrieren time. Kam nje karriere mbi 18 vjecare ne sistemin gjyqesor kam punuar ne disa rrethe te vendit. Nga 92 e ketej nuk mendoj se mund te kete kaq vjet sa kam punuar une. Kam qene kryeinspektor i KLD jam gjyqtar ne Gjykaten e Apelit. Mendoj
se eshte nje karriere mese e plotesuar ne
pikepamjen formale.