PD oferte PS per Avokatin e Popullit
Ne nje deklarate per mediat kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli beri me dije se i beri te ditur oferten kreu te grupit parlamentar te PS-se Gramoz Rucit. Ajo u shpreh se opozita mund te zgjedhe kandidatin per Avokat te Popullit dhe maxhoranca ka per ta votuar. Pasi jam konsultuar me kryetarin e maxhorances kam marre nje oferte te re nga zoti Berisha per tia percjelle Partise Socialiste dhe opozites. Ne kete rast behet fjale per Avokatin e Popullit dhe maxhoranca me oferten e re qe i ben Partise Socialiste i jep opozites te drejten qe te kete nje nder organet kushtetuese me te rendesishme Avokatin e Popullit. Nje gje te tille ia kam bere te ditur kryetarit te grupit parlamentar te Partise Socialiste qe ne menyren me urgjente te propozojne emrin qe deshirojne sipas ligjit ne menyre qe opozita te marre kreun e organit kushtetues te Avokatit te Popullit tha Topalli. Kryetarja e Kuvendit beri me dije edhe disa kushte qe kerkon per kete oferte. Sipas saj kandidati qe mund te propozoje PS-ja duhet te jete i paster moralisht sipas kritereve te vendosura nga maxhoranca. Ai nuk duhet te kete dhene vendime politike ne kohen e diktatures komuniste para viteve 90. Me te vetmin kusht qe emri i propozuar te mos kete qene pjese e proceseve gjyqesore politike gjate diktatures dhe te mos kete pasur probleme me dhunimin e te drejtave te njeriut gjate ketyre 20 viteve. shte nje oferte shume serioze. shte nje oferte qe ka te beje me kreun e nje organi kushtetues me ate qe eshte Avokati i Popullit. Maxhoranca keshtu po i ben nje oferte tjeter opozites deklaroi Topalli. Deklarata e kryetares se Kuvendit dhe oferta e maxhorances erdhi pas reagimit te Komisionit Europian ku i kerkonte politikes shqiptare zgjidhjen e ngercit institucional ne kete institucion. Jam ketu per te pershendetur deklaraten e delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi te bere publike dje. Ndaj te njejtin mendim me misionin e Komisionit Europian ketu ne Tirane se principet e demokracise te drejtat e njeriut jane baze per te cilat ne duhet te punojme cdo dite dhe cdo ore dhe pikerisht ne raport me kete princip themelor mbi te cilin ngrihet dhe funksionon demokracia ne Shqiperi shtoi Topalli. Avokati i Popullit ne ngerc
Institucioni i Avokatit te Popullit nje institucion kushtetues ndodhet ne ngerc institucional qe nga mesi i muajit shkurt te ketij viti. Ish-kreu i saj Ermir Dobjani mbylli mandatin e tij te dyte dhe prej asaj kohe ky institucion drejtohet nga komisioneri me i vjeter. Por ligji i ketij institucioni thote se kreu u Avokatit te popullit duhet te zgjidhet brenda nje muaji nga mbarimi i mandatit cka nenkuptonte zgjidhjen e tij qe ne muajin mars. Por situata politike ka shtyre kete votim pasi opozita ka kerkuar fillimisht transparencen e zgjedhjeve para se te jape voten e saj per ligje me shumice te cilesuar prej 84 votash. Institucion i Avokatit te
Popullit ndodhet ne krize aktualisht pasi edhe komisionereve po u mbaron mandati.
Tahiri Duam transparencen jo pazar pushtetesh
Opozita i thote jo ofertes se maxhorances per te zgjedhur Avokatin e popullit. Nenkryetari i grupit parlamentar te PS Saimir Tahiri deklaroi dje ne nje konference per shtyp se kjo oferte eshte deshperim i maxhorances dhe per me teper eshte nje pazar i pushtetit. Sipas tij opozita vijon te kete kusht per cdo hap ne transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Oferta e znj. Topalli ne fakt eshte njekohesisht edhe shenje e deshperimit te pushtetit te Sali Berishes per te ndaluar me cdo kusht transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Pazari i pushteteve nuk eshte oferte per Partine Socialiste. Partia Socialiste ka kerkuar dhe vazhdon te kerkoje ne menyre konstante dhe te qendrueshme transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit si menyra me e mire per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme ne te ardhmen deklaroi Tahiri. Deputeti i PS deklaroi me tej se Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive vertetoi akuzat e opozites per zyrtaret e akuzuar prej saj. Me tej ai tha se ILDKP deklaron se ka perputhje te plote mes vetedeklarimit te pasurise nga ana zotit Rama dhe te dhenave te marra nga ILDKP ne te gjithe regjistrat publike dhe private. Ne te njejten kohe ILDKP permes hetimeve qe ka kryer ka risjelle ne vemendje te shqiptareve edhe vertetesine e akuzave te Partise Socialiste.
Erald Kapri