Presidenti Topi thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

7 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi thirri sot paradite Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili kishte në axhendë situatën në Kosovë dhe të ardhmen e saj.
Në këtë mbledhje të parë të drejtuar nga Presidenti Topi, kanë marrë pjesë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë: Kryetarja e Kuvendit, zj. Jozefina Topalli, Kryeministri, z. Sali Berisha, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha, Ministri i Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu, Ministri i Brendshëm, z. Bujar Nishani, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Sokol Olldashi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, z. Bahri Shaqiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Ahmet Prençi.
Ndërsa kanë qenë të ftuar Kryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, z. Leonard Demi, Zv/Kryetari i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, z. Petro Koçi, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, z. Preç Zogaj, Zv/Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, zj. Arta Dade, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, z. Ilir Meta dhe Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Agim Lala.