Presidenti Topi u dorëzon Flakën e Lojërave Paraolimpike Shqiptare atletëve me aftësi të kufizuara

8 qershor 2012
Në kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u zhvillua sot në mesditë në një nga mjediset e hapura të Institucionit të Presidentit ceremonia e çeljes së Lojërave Paraolimpike Shqiptare. Në këtë ceremoni sportive për atletë me aftësi të kufizuar ishin të pranishëm Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Eugen Volfart, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nikolas Kanon Obe, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Marko Lajdeker, përfaqësues dhe drejtues të Këshillit Britanik, të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, të Fondacionit “Vodafone Albania”, mjeshtra të sportit, personalitete të njohura të botës së sportit shqiptar dhe pjesëtarë të ekipit olimpik: sportistë me aftësi të kufizuara.
Në hapjen e ceremonisë, , pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe ndezjes së Flakës Olimpike, Drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Vodafone Albania”, zoti Albi Greva falënderoi Presidentin Topi për mbështetjen e pakursyer ndër vite si dhe për bekimin e tij për këtë Lëvizje, si dhe Këshillin Britanik dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar që bënë të mundur organizimin e këtij aktiviteti.
Ndërsa, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nikolas Kanon Obe, duke vënë në dukje faktin se Lojërat Paraolimpike Shqiptare përkojnë me Vitin Botëror Olimpik, u shpreh: “Është kënaqësi e madhe për mua të jem në këtë ceremoni. Veçanërisht, sepse na ndajnë vetëm pak javë nga hapja e Lojërave Olimpike në Londër. Këto Lojëra Paraolimpike tregojnë se njerëzit mund të triumfojnë mbi vështirësitë dhe të shkëlqejnë. Në sport është bukur të fitosh, por më e rëndësishmja është të marrësh pjesë. Në emër të Ambasadës Britanike dhe ‘Këshillit Britanik’ ju uroj të gjithëve fat në Lojërat Paraolimpike!”
Më pas ceremonia u përshëndet nga Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, cili vuri në dukje: “Sporti në fakt sinjifikon jetën dhe unë jam shumë i nderuar që jam në këtë aktivitet sot. Integrimi i plotë i personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e jetës publike përbën një të drejtë themelore të njeriut. Shoqërisë civile i duhet të luajë një rol kyç në promovimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën publike. Ne jemi të nderuar që kemi mundësinë që së bashku me Presidentin e Republikës, Ambasadorin britanik dhe Fondacionin ‘Vodafone Albania’, dhe që kemi mundësinë të mbështesim këtë aktivitet. Jam shumë i kënaqur që jam sot këtu me ju!”
Zoti Viron Bezhani, si përfaqësues i KOKSH-it, përshëndeti atletët e rinj, duke shprehur mbështetjen maksimale “për këtë nismë unike dhe kaq të merituar që Shqipëria duhej ta kishte, dhe që tashmë të gjithëve na takon ta çojmë përpara”. Zoti Bezhani në mënyrë simbolike i dhuroi Presidentit të Republikës Uniformën Olimpike.
Në vijim, duke marrë fjalën, Kryetari i Shtetit shqiptar theksoi: “Të dashur anëtarë të Lëvizjes Olimpike Speciale Shqiptare,
Të nderuar Shkëlqesi Ambasadorë,
Të nderuar miq të vjetër dhe të rinj të kësaj veprimtarie, e cila shënon vitin e pestë!
Besoj, pesë vite nuk janë pak për ta konsideruar fillimin e një tradite, që jam i bindur që do të vazhdojë gjatë. Unë dëshiroj që me këtë rast të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë shumë të motivuar dhe shumë aktivë në mbështetjen e kësaj Lëvizje, Këshillin Britanik, ‘Vodafone Albania’-n, por dhe të gjithë miqtë Ambasadorë, dhe të gjithë ata që janë marrë gjithë kohës me sport dhe e kanë promovuar sportin si një pjesë të rëndësishme, të qenësishme të jetës. Por në mënyrë të veçantë, unë dëshiroj t’ju falënderoj juve, të dashur atletë paraolimpikë shqiptarë, sepse ju më shumë se kushdo tjetër, keni kuptuar që jeta ka dimensione të gjera, edhe kur njeriu ndodhet në vështirësi, për gjëra që ai nuk i ka vetë në dorë. Ai duhet të ketë të qartë që, dhe këtë e kemi parë tek ju padyshim, që duhet ta kompensojë me aktivitet fizik, me aktivitet mendor, me aktivitet shoqëror, dhe kjo është arsyeja që ju sot jeni në qendër të vëmendjes për t’i dhënë leksion jo vetëm atyre që kanë nevojë të dalin nga vështirësia, por për t’i dhënë një leksion të bukur mbarë shoqërisë, që askush nuk ka nevojë që të izolohet, që të ndihet në vështirësi, sepse jeta ofron shumë mundësi. Dhe kjo shikohet si filozofi, por edhe e realizuar tek ju sot.
Unë kam një kënaqësi të veçantë që të shoh sot atletin Haki Doku, të cilit do t’i dorëzoj edhe pishtarin. Ai prej vitesh, sikurse dhe ju, është stërvitur dhe është mjaft kompetitiv tashmë si një atlet profesional. Dhe sivjet është një eveniment shumë i rëndësishëm që kemi jo vetëm Lojërat Olimpike, por edhe Lojërat Paraolimpike që zhvillohen në Londër, dhe e gjithë bota ka ndjeshmërinë, ka dhe vëmendjen që të gjithë ju, të jeni pikërisht në qendër të këtij interesimi, i cili nuk është vetëm mbarëbotëror, por është dhe specifik për interesat dhe vëmendjen e shqiptarëve, të cilët ju mbështesin, ju inkurajojnë. E tha shumë bukur Ambasadori britanik, e rëndësishme është që të marrësh pjesë, nuk ka rëndësi se kush fiton, sepse gjithmonë fituesi mbetet një, por të marrësh pjesë, do të thotë që edhe në kushtet e vështirësive fizike, ta përballosh jetën, t’i japësh asaj dimensionin që ka, dhe aq më shumë të bëhet një leksion i mirë për të gjithë të tjerët, sidomos për brezin e ri.
Unë dëshiroj sot që të falënderoj të gjithë mësuesit, të gjithë edukatorët, sepse vërtet jeni një përfaqësi sot këtu, por ka dhe shumë të tjerë që janë më të rinj në moshë, ndoshta janë të vegjël, që e kanë përkrahur këtë lëvizje, janë bërë pjesë e kësaj lëvizjeje dhe do të vazhdojnë ta përballojnë jetën me shumë dinamizëm, me shumë guxim, me shumë optimizëm.
Edhe njëherë dëshiroj t’ju falënderoj, dëshiroj t’ju uroj sukses juve, të gjithë atyre që sot, edhe pse s’janë fizikisht këtu, e mbështesin lëvizjen tuaj! Faleminderit edhe për të gjithë ata që e kanë mbështetur, për të gjithë figurat tradicionale të sportit, që pas mbarimit të aktivitetit fizik, asnjëherë nuk iu ndanë kësaj veprimtarie të bukur, sepse sporti nuk është thjesht një pjesëmarrje individuale, por është edhe përkrahje kolektive, është pjesë edhe e politikave, dhe për këtë jemi krenarë të gjithë, për ato figura të cilat janë këtu sot, por edhe të tjera që e kanë mbështetur nga jashtë. Urimet më të mira dhe suksese në Lëvizjen tuaj!”
Pas fjalës së mbajtur me këtë rast, Kreu i Shtetit, Bamir Topi i dorëzoi paraçiklistit të njohur Haki Doku, pishtarin me Flakën Olimpike, i cili, pasi iu drejtua daljes nga Institucioni i Presidentit të Republikës, nisi xhiron simbolike në bulevardin e rrugët kryesore të Tiranës, ku Flaka do të mbërrijë në mjediset e Universitetit të Sporteve, po në Tiranë, dhe ku do të qëndrojë e ndezur për të shoqëruar zhvillimin për herë të parë të Lojrave Paraolimpike në Shqipëri, prej datës 8 deri në 10 qershor 2012.