E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi ngushëllon familjarët e aktorit të Estradës, Xhemal Myftiu

8 qershor 2012

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjarëve të të ndjerit Xhemal Myftiu, aktorit të shquar të Estradës, në të cilin thuhet:

Të dashur familjarë të të ndjerit Xhemal Myftiu,

Me hidhërim mora vesh lajmin e ndarjes nga jeta të Xhemalit, aktorit të shquar, i cili ia përkushtoi gjithë jetën e vet misionit fisnik dhe altruist të artistit të humorit në skenat e estradave shqiptare, veçanërisht në Estradën profesioniste të Tiranës.

Xhemali ishte një figurë e ndritur dhe me vlera të pamohueshme në skenën e humorit dhe komedisë, ku për pesëdhjetë, që nga viti 1956 duke qenë njëri prej pionierëve të saj, aktroi me mjeshtëri duke përçuar talentin e aktrimit dhe shijet të holla të humorit. Kujtimi i tij si artist me vlera njerëzore të spikatura do të mbetet i pashlyeshëm në zemrat dhe mendjet e të gjithëve neve që patëm fatin ta njohim, ta duartrokisnim e ta kishim mik.

Në këto momente të vështira, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të ndaj me ju dhimbjen për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë!

Sinqerisht,

Bamir TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›