E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uroi Presidentin e Republikës së Hungarisë, Pal Shmit, me rastin e Festës Kombëtare

20 gusht 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i dërgoi sot një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Hungarisë, Pal Shmit, në të cilin thuhet:

“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Hungarisë, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju shpreh Juve dhe popullit hungarez urimet më të përzemërta!

Në frymën e marrëdhënieve shumë të mira të miqësisë e të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, dëshiroj të nënvizoj se ne vlerësojmë veçanërisht mbështetjen e vazhdueshme që Hungaria i ka dhënë proceseve euro-integruese të Shqipërisë, si dhe shpreh besimin tim në vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi, me synim zhvillimin e partneritetit të përbashkët.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›