E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Dukën e Luksemburgut me rastin e Festës Kombëtare.

23 qershor 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Dukës së Madh Henri me rastin e Festës Kombëtare të Luksemburgut, në të cilin përcjell urimet më të mira e më të përzemërta.

“Në frymën e marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve tona, dëshiroj të nënvizoj se ne vlerësojmë lart mbështetjen që ju dhe vendi juaj i jepni Shqipërisë në proceset integruese euroatlantike.

Me besimin në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Luksemburgut, në të mirë të dy popujve tanë miq, ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›