E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Tyrk me rastin e Festës Kombëtare të Sllovenisë.

25 qershor 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Danilo Tyrk me rastin e Festës Kombëtare,në të cilin përcjell urimet më të ngrohta e më të përzemërta.

“Më lejoni, zoti President që, me këtë rast, t’ju shpreh mirënjohjen e popullit shqiptar për mbështetjen e Sllovenisë ndaj angazhimit të vendit tim për realizimin e përpjekjeve integruese, dhe bindjen e thellë në vijueshmërinë e konsolidimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›