Presidenti Topi uron Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë me rastin e Festës Kombëtare.

1 korrik 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Guvernatores së Përgjithshme të Kanadasë me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të mira e më të përzemërta.
“Në frymën e marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona, dëshiroj të nënvizoj se ne vlerësojmë lart mbështetjen që ju dhe vendi juaj i jepni Shqipërisë në procesin e integrimit euroatlantik.
Me besimin në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kanadasë, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.