E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit në takim me delegacionin parlamentar të Kinës, merr urimet për zgjedhet e 28 qershorit në Shqipëri.

  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mori sot urimet nga delegacioni parlamentar i Kinës për zgjedhet e 28 qershorit në Shqipëri.   Përfaqësuesit e Komitetit të politikës së jashtme të Asamblesë Popullore të Kinës thanë se ndihen shumë të nderuar që ndodhen në Shqipëri në këtë moment dhe i përcollën zonjës Jozefina Topalli përshëndetjet e përzemërta nga Kryetari i Asamblesë Popullore të Kinës.   I ndjekim me vemendje zhvillimet në Shqipëri, thanë ata, dhe na vjen shumë mirë që Qeveria dhe parlamenti juaj kanë bërë shumë progres në katër vitet a kaluara. Ju urojmë suksese në katër vitet e ardhshme dhe besojmë se edhe marrëdheniet mes dy vendeve tona do të jenë më të forta dhe bashkëpunimi do të jetë edhe më konkret.   Përfaqësuesit e delegacionit të Kinës, vend i cili ka hartuar një politikë fiskale efikase për përballimin e krizës globale vlerësuan doktrinën ekonomike të ndjekur nga qeveria shqiptare, që e ka bërë Shqipërinë një nga vendet që nuk është rënduar nga kriza financiare.   Duke u ndalur në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve, të cilat datojnë 60 vjet më parë, Kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria e sheh me shumë interes bashkëpunimin veçanrisht ekonomik me një vend kaq potencial si Kina.   Kryetarja e Kuvendit tha se vizita e saj  zyrtare në Kinë, ishte shumë mbresëlënënse dhe fuqia ekonomike, infrastruktura, zhvillimi galopant e bëjnë Kinën një model të progresit ekonomik.   Përfaqësuesit e delegacionit parlamentar të Kinës shprehën interes të veçantë për nxitjen e investimeve dhe bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe dy vendeve në fusha konkrete.   Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen se Qeveria e re Berisha, do të rrisë edhe më shumë bashkëpunimin me vende me fuqi globale ekonomike si Kina.   Kryetarja e Kuvendit tha se do të ishte një kënaqësi të priste në një vizitë zyrtare në Shqipëri, Kryetarin e Asamblesë Popullore të Kinës.  

 


   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›