Presidenti Topi uron Mbretin Albert II me rastin e Festës Kombëtare të Belgjikës.
21 korrik 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Mbretit të Belgjikës, Albert II me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin shprehet:
“Festa Kombëtare e Mbretërisë së Belgjikës, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik belg, urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta!
Në frymën e marrëdhënieve shumë të mira shqiptaro-belge, dëshiroj të nënvizoj se ne vlerësojmë lart mbështetjen që Ju dhe vendi Juaj i jepni Shqipërisë në proceset integruese në strukturat e Bashkimit Evropian dhe NATO.
Gjej rastin të shpreh besimin tim për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Belgjikës, në të mirë të dy popujve tanë miq”.