Presidenti Topi ngushëllon familjarët e Prefektit të Lezhës, Njazi Reçi.
20 korrik 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka ngushëlluar nëpërmjet një mesazhi familjarët e Prefektit të Qarkut të Lezhës, Njazi Reçi, i cili u nda dje nga jeta.
“Të dashur familjarë të Njazi Reçit,
Me dhimbje të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të njeriut tuaj të shtrenjtë.
Në këtë ditë shumë të dhimbshme kujtojmë me respekt jo vetëm Prefektin e Qarkut të Lezhës, por edhe mikun tonë të vyer Njazi Reçi, drejtuesin vendor me energji të pashtershme dhe me zemër të madhe, i cili ia kushtoi jetën popullit të tij duke u vënë në shërbim të qytetarëve lezhjanë dhe interesave të tyre.
Më lejoni të ndaj me ju ngushëllimet më të sinqerta e t’ju gjendem shpirtërisht pranë në këtë moment hidhërimi për humbjen e pazëvendësueshme të prindit dhe njeriut tuaj të dashur!” – thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi.