Me ftesë të Kreu të shtetit shqiptar, Presidenti maqedonas Crvenkovski zhvillon një vizitë pune në vendin tonë.

17 korrik 2008
Durrës
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Z.Branko Crvenkovski zhvilloi një vizitë pune në vendin tonë, i ftuar nga Kreu i shtetit shqiptar, Prof. Dr. Bamir Topi.
Presidenti shqiptar Topi dhe Presidenti maqedonas Crvenkovski zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga bisedimet bilaterale mes delegacioneve përkatëse të kryesuar nga krerët e shteteve në Hotel “Adriatik”, në Durrës.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve, zhvillimin e mëtejshëm të tyre në fushat kryesore me interes të përbashkët, si në ato ekonomike, energjitike, të transportit, të lëvizjes së lirë të njerëzve; rreth çështjeve rajonale ku vendin më të rëndësishëm e zuri Kosova – realiteti më i ri ballkanik – si dhe sfidat e përbashkëta integruese të Shqipërisë dhe Maqedonisë.