Presidenti Topi pret drejtues të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

18 korrik 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Drejtorin Ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj dhe Këshilltarin e Lartë, Dejvid Skoton.
Gjatë takimit, Presidenti i Republikës vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe aleatit tonë, mikut më të rëndësishëm dhe partnerit strategjik – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, – duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen për rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në përgjithësi dhe të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në veçanti për thellimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.
Kreu i shtetit shqiptar bëri një përshkrim të zhvillimeve në vend si reformat e ndërrmara për të përmbushur standardet integruese, marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, përmbylljen e ratifikimit të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit me synimin e qartë për t’u integruar në gjirin e familjes së madhe euro-atlantike.
Gjithatu Presidenti Topi theksoi se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, realitetit i ri ballkanik ka ndryshuar rrënjësisht duke patur si objektiv rritjen dhe thellimin ekonomik me objektiv përfundimtar integrimin e përbashkët në Bashkimin Evropian.
Nga ana e tyre, Drejtori Ekzekutiv, z. Mustafaj dhe Këshilltari i Lartë i KKSHA-së, z. Skoton pasi falenderuan për pritjen, diskutuan për situatën në rajon, përshkruan vizitat dhe punën e tyre në Maqedoni, Kosovës, Mal të Zi dhe Shqipëri dhe vunë në pah rolin e rëndësishëm dhe moderator të faktorit shqiptar në rajon.