VENDIM PER PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR CAKTIMIMIN E VLERËS SË DËMIT TË SHKAKTUAR NË FONDIN KULLOSOR
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR CAKTIMIMIN E VLERËS SË DËMIT TË SHKAKTUAR NË FONDIN KULLOSOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 33, të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Zhdëmtimin në masë të plotë dhe të njëhershëm të dëmit të shkaktuar në fondin kullosor. Zhdëmtimi përfshin:a) Pagesën e vlerës reale të dëmit, shkaktuar kullotës, livadhit ose objekteve infrastrukturore;
b) Koston për rikthimin e situatës në gjendjen e mëparshme.
Pagimi i dëmit bëhet në bazë të aktzhdëmtimit, të nënshkruar nga drejtori i drejtorisë së shërbimit pyjor ose nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, kur dëmi ka ndodhur në kullota e livadhe komunale. Aktzhdëmtimi mbështetet në dokumentacionin standard, si procesverbali i këqyrjes së vendit apo i objektit të dëmtuar, aktkontrolli dhe aktverifikimi për vlerësimin e dëmit, të cilët hartohen nga inspektorët e Policisë Pyjore, nga specialistët e drejtorisë së shërbimit pyjor, në territorin e së cilës është kryer dëmi, ose nga organi kontrollues i njësisë së qeverisjes vendore, kur dëmi është kryer në kullotat e livadhet komunale. Këto dokumente hartohen në kohën e vënies re të dëmit. Për përcaktimin e vlerës së një dëmi të shkaktuar në kullota apo në livadhe, drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor ose njësia e qeverisjes vendore mban parasysh:a) Sipërfaqen e kullotës apo të livadhit, e shprehur në njësinë fizike (m2), duke evidentuar tipin e kullotës dhe natyrën e dëmtimit të mbulesës barishtore të saj;
b) Shkallën e dëmtimit të sipërfaqes së dëmtuar në raport me sipërfaqen e përgjithshme të saj, të shprehur në %;
c) Mënyrën dhe mjetet konkrete, më të cilat është shkaktuar dëmi;
ç) Sasinë e barit të kullotave e livadheve, të bimëve mjekësore, tanifere, eterovajore e prodhimeve të tjera të dëmtuara, në përputhje me të dhënat e përcaktuara për çdo ngastër nga plani i mbarështimit të kullotave;
d) Dëmtimin e llojeve me status të mbrojtur: dru farorë, lloje të kërcënuara ose në rrezik zhdukjeje, fidanë në fidanishte, gërmoplazme (fruta, fara) dhe parcela eksperimentale.
dh) Tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Për vlerësimin e dëmit në secilin element përbërës të infrastrukturës së kullotave e livadheve, drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor ose njësia e qeverisjes vendore përcakton:a) objektin konkret të dëmtuar, sipas përcaktimeve të pikës 6, të
këtij vendimi;
b) shkallën e dëmtimit të objektit;
c) koston financiare të objektit të dëmtuar;
ç) shpenzimet, që nevojiten për ta riparuar e rikthyer në gjendjen e mëparshme.
Dëmtuesi i objekteve infrastrukturore të kullotave (rrugë, ura, tombino, prita malore, lera, çezma, korita, kanale, shenja kufi dëftuese, tabela, rrethime me tel e drurë, ngrehina etj.) në marrëveshje, me shkrim, me drejtorinë perkatëse të shërbimit pyjor merr përsipër ta riparojë vetë dëmin, deri në kthimin e situatës në gjendjen e mëparshme. Në rastin e përshkruar në pikën 6, të këtij vendimi, riparimi kryhet nën kontrollin e drejtorisë së shërbimit pyjor, në territorin e së cilës ka ndodhur dëmtimi, e cila, në përfundim të riparimit, e merr në dorëzim objektin e riparuar. Në rast se riparimi nuk është kryer sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshje, dëmtuesi detyrohet të shpërblejë vlerën e dëmit. Për objektet infrastrukturore të kullotave komunale, këto procedura zbatohen nga njësia organizative e qeverisjes vendore. Pagesa derdhet në llogarinë bankare të drejtorisë së shërbimit pyjor ose të njësisë së qeverisjes vendore, kur dëmi është shkaktuar në kullotat e livadhet komunale. Të ardhurat nga shpërblimi i dëmit përdoren nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor sipas vendimit nr.432, datë 28.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijojnë institucionet buxhetore”. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe komunat e bashkitë, që kanë, në pronësi apo në përdorim, kullota e livadhe, për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “ Fletoren zyrtare ”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
00/00/0000