Presidenti Topi uron Mbretin e Marokut me rastin e Festës Kombëtare.
30 korrik 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Mbretit të Marokut, Mohamed VI me rastin e Festës Kombëtare në të cilin përcjell urimet më të përzemërta për lumturi, mirëqenie e begati.
“Më lejoni, Madhëri, t’Ju vë në dukje se ne çmojmë lart nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Marokut, si dhe të shpreh besimin tim në konsolidimin e mëtejshëm të lidhjeve tona miqësore, duke nxitur një bashkëpunim të frytshëm sidomos në drejtim të shkëmbimeve ekonomike e kulturore.” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.