E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Obamën për 4 korrikun

“Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA do të ecin përpara”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, i ka dërguar dje një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë. Në mesazh Topi shpreh vlerësimin se 4 Korriku është “dita e fitores së vullnetit natyral të njeriut dhe e një kombi për liri dhe barazi sociale. Ky vullnet, si një nga vlerat më të çmuara të kombit tuaj, mbetet gjithmonë një frymëzim dhe shembull i përjetshëm për të gjithë kombet”. Duke i përcjellë urimet më të ngrohta edhe në emër të popullit shqiptar, Presidenti shqiptar i shprehu mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për “mbështetjen e SHBA-së për integrimin tonë në NATO dhe për përpjekjet në ndërtimin e një shoqërie demokratike, të denjë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”. Më tej Presidenti shpreh vullnetin dhe bindjen se me angazhimin e përbashkët, “marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të njohin zhvillime të mëtejshme, në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona, në interes të paqes globale dhe stabilitetit e përparimit të vendeve të rajonit të Ballkanit”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›