E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidenten Jahjaga për Pavarësinë e Kosovës dhe e fton zyrtarisht në Shqipëri

17 shkurt 2012

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot në mesditë një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Gjatë kësaj bisede të ngrohtë e vëllazërore, Kryetari i Shtetit shqiptar i transmetoi personalisht edhe njëherë Presidentes Jahjaga dhe nëpërmjet saj, mbarë popullit të Kosovës, urimet më të mira e të përzemërta me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke i shprehur njëkohësisht vlerësimet dhe konsideratat më të larta për rolin e vyer të institucioneve të Kosovës në ruajtjen e integritetit territorial, në konsolidimin e së ardhmes së begatë e të integruar në gjirin e strukturave euro-atlantike si dhe për dhënien fund të pavarësisë së mbikëqyrur.

Gjithashtu, gjatë bisedës Presidenti Topi dhe Presidentja Jahjaga ndanë të njëjtat pikëpamje mbi rolin dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit shqiptar për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon. Me këtë rast Presidenti Topi e ftoi Presidenten Atifete Jahjaga për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u pranua me kënaqësi nga Presidentja e Kosovës dhe vizita e saj do të realizohet në një kohë sa më të afërt.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›