Presidenti Topi dekoron Komunën e Postribës me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

9 shtator 2008
Postribë
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi mori pjesë sot në veprimtaritë përkujtimore në nderim të Kryengritjes Antikomuniste të Komunës së Postribës të 9 shtatorit të vitit 1946, e cilësuar nga historianë si kryengritja e parë antikomuniste në gjithë Evropën Juglindore.
Në fjalën mbajtur në tubimin përkujtimor “Nderim për qëndrestarët e diktaturës komuniste”, Kryetari i Shtetit u shpreh mes të tjerash: “Ne duhet t’i shmangemi leximit të njëanshëm e ideologjik të historisë dhe mbulimit të saj nga pluhuri i harresës. Kujtimi i së kaluarës do të thotë respekt për të ardhmen. Ne do të dëshmonim një vizion mjaft të gjymtuar të këtyre viteve po të tentonim të ndërtonim një ‘demokraci të mbështetur mbi harresën’”.
Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti Topi dekoroi me Urdhrin “Nderi i Kombit” Komunën e Postribës me motivacionin: “Në shenjë nderimi të thellë për traditat e shquara atdhedashëse të popullsisë së zonës, për rezistencën e pashuar kundër diktaturës komuniste, për përpjekje dhe kontribut të veçantë në fitoren e demokracisë në vendin tonë”.
Presidenti i Republikës i dorëzoi Kryetarit të Komunës Postribë, z. Faz Shabaj, Urdhrin dhe dekretin përkatës. Nga ana e tij, z. Shabaj falënderoi Presidentin Topi për vlerësimin e lartë dhe e quajti atë një nder të madh për Postribën dhe të gjithë banorët e saj.
Në tubimin përkujtimor të 62 vjetorit të Kryengritjes së Postribës, përshëndeti Kryetarja e Kuvendit Topalli, njëkohësisht dhe deputete e Shkodrës, si dhe sollën mendimet e tyre historiani Adrian Muhaj, Kryetari dhe Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë, Adem Allçi dhe Besim Ndregjoni, Prefekti i Qarkut Shkodër, Maxhit Cungu, Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, Nënkryetari i PLL-së, Murat Basha etj.
Të pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor ishin edhe deputetë të parlamentit shqiptar, drejtues të partive politike, Kryetari i Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, e drejtues të tjerë lokalë.
Në përfundim të aktivitetit, Presidenti Topi është takuar e përshëndetur përzemërsisht me banorë të zonës.