Intervistë e Presidentit Topi dhënë për Televizionin “TV 21” të Kosovës.

22 qershor 2010
Gazetari Bahtir Cakolli: Zoti President, kohët e fundit po vërehet një angazhim edhe i Kosovës dhe Shqipërisë për zhvillim rajonal dhe një bashkëpunim sa më të mirë me shtetet e rajonit. Ndalemi tek Takimi i Prizrenit. Pritet që fund të kësaj jave të kemi një takim të Presidentëve të rajonit në Prizren. Si e vlerësoni këtë takim?
Presidenti Topi: Së pari, është kënaqësi të takohemi së bashku. Do ta konsideroja Takimin e Prizrenit të një rëndësie të veçantë, qoftë në kontekstin historik, qoftë në kontekstin politik dhe atë rajonal. Padyshim është një nga momentet më të rëndësishme pas njohjes rajonale të Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur. E kam vlerësuar gjithmonë bashkëpunimin rajonal për vetë historikun e marrëdhënieve që kanë ekzistuar në rajonin tonë. Një rajon vazhdimisht i trazuar, me një histori konfliktesh ndëretnike dhe padyshim sot rajoni ka një situatë të re. Është një moment kur të gjithë përgjithësisht jemi mjaft të kënaqur me atë që është arritur natyrisht duke projektuar ato shtete të cilat sot janë në minorancë në rajon, apo individë që vazhdojnë t’i qëndrojnë retrospektivës së marrëdhënieve. Gjithsesi jam i prirur që të vlerësoj shumë pozitivisht Takimin e Prizrenit që në fakt është një përsëritje e atij takimi që është zhvilluar në Vlorë, saktësisht në datat 24-25 qershor të vitit të kaluar.
Gazetari: Takimin rajonal e filluat me Vlorën, pastaj në Ohër pastaj në Prizren. Mendoni se ka pasur nisma të mira që vendet e rajonit të bashkëpunojnë dhe të ecin përpara me hapa të sigurtë?
Presidenti Topi: Unë besoj që po bëhet shumë. Do të thoja që në dy vite është bërë aq shumë sa nuk është bërë në dekada me radhë. Kjo falë angazhimit të vetë vendeve tona, faktorëve politikë, faktorëve institucionalë, faktorëve shoqërorë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ballkani ka marrë një prioritet tjetër në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Pra nuk është një rajon ku referencat merren për keq, përkundrazi në çdo lloj bisede që ne zhvillojmë, në çdo takim ndërkombëtar ka një element shumë pozitiv që e bën Ballkanin të projektohet si një rajon që fatin e tij e ka në familjen e madhe euroatlantike. Kjo ka ndikuar shumë përsa i përket përmirësimit edhe të marrëdhënieve bilaterale. Unë shpeshherë e përmend me partnerë ndërkombëtarë që vërtetë rajoni ballkanik ka një mentalitet të ri gjeopolitik, ka një shtet të ri të pavarur, sovran, i cili nuk i ka ardhur rajonit si barrë, përkundrazi Kosova sot dëshmon që është një partner shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet rajonale e bilaterale dhe ka dëshmuar që në dy vite ka ndërtuar vërtetë një bazament të fortë të ndërtimit të një shteti multietnik mbi baza të rëndësishme demokratike dhe duke iu referuar të gjithë atyre premtimeve që i ka dhënë faktori ndërkombëtar, por dhe detyrimet që kanë karshi partnerëve që e kanë njohur Kosovën. Kështu, unë mendoj që Kosova sot, pas një periudhe më shumë se dy vjet që në kuptimin relativ konsiderohet një periudhë relativisht e shkurtër, ka demostruar shumë duke dhënë premisa të forta që do të ndërtojnë një shtet me prospritet të qartë dhe një realitet të qartë evropian dhe euroatlantik.
Gazetari: Zoti President, dhe Serbia është në rajon, por ajo vazhdon të injorojë çdo gjë që është kosovare, çdo takim që Kosova merr pjesë. Mendoni se bën mirë Serbia që bën një taktikë të tillë, mundohet të injorojë Kosovën?
Presidenti Topi: Natyrisht këndvështrimet tona dhe të Serbisë janë diametralisht të kundërta përsa i përket çështjes së Kosovës, kështu që çdo lloj analize që unë do të bëja, natyrisht do të konsiderohej një analizë e njëanshme. Nëse do të diskutonim me objektivitet deklarata të tilla ose tendenca për ta mbajtur sërisht në termat e atyre bisedave që tashmë konsiderohen të konsumuara, të kaluara, nuk do t’i bënte mirë as politikës së jashtme të Serbisë dhe as stabilitetit rajonal. Unë e konsideroj dhe jam vetëm një zë, jam zëri insitutcional i Shqipërisë, si Kreu i Shtetit shqiptar, por në harmoni dhe në sintoni të plotë me këtë që them unë, janë të gjitha institucionet më të rëndësishme evropiane, ato të SHBA-ve, të vendeve më demokratike dhe më të fuqishme të botës që e konsiderojnë realitetin e ri në Kosovë një realitet mjaft pozitiv, sepse ju e vini re vetë që menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kemi jo vetëm një njohje të tërësishme globale, janë 69 shtete, por ajo që është me shumë rëndësi, është njohja rajonale edhe nga vende që në përbërjen e tyre demografike kanë pjesë të popullit serb sikurse është Mal i Zi, ndoshta një pjesë në Maqedoni, që nuk kanë qenë të influencuar qoftë edhe psikologjikisht, për të qenë pjesë e politikave institucionale duke njohur shtetin e ri të Kosovës dhe duke e parë këtë si element thelbësor për stabilitetin rajonal. Pra ajo që sot ndodh në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit, uroj që të përparojë edhe në mentalitetin e politikës serbe, sepse e ardhmja e vendeve të rajonit është padiskutim komunikimi, respekti i sovranitetit të çdo vendi dhe të gjithë së bashku besoj që do të përfaqësojmë aspiratat e popujve tanë si vende që duan të orientohen dhe të jenë pjesë e familjes evropiane dhe euroatlantike.
Gazetari: President, Shqipëria ka qenë gjithmonë e arsyeshme për Kosovën. Na thoni diçka për takimin e Podgoricës, ku ishte Kosova në këtë takim?
Presidenti Topi: Ne patëm një takim që ishte mjaft specifik, do të thoja. Ishte për çështjen e Liqenit të Shkodrës, një çështje që prek ekskluzivisht problematikën e një ekosistemi natyror mjaft të rëndësishëm që ka të bëjë me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Por e shprehur në kontekstin e pyetjes që bëtë ju, natyrisht që edhe Kosova duhet të jetë e pranishme në të gjitha tryezat, sepse qoftë edhe trajtimi i ekosistemit natyror nuk mund të shihet në mënyrë shumë të kufizuar, sepse interesat e popujve tanë, të vendeve tona në mbrojtje të ekosistemeve natyrore, por edhe të marrëdhënieve historike që janë zhvilluar në këto treva janë të tilla që duhet të tërheqin studiuesit e të gjitha vendeve. Unë vazhdimisht, edhe me partnered, edhe me kolegët, të cilët sot janë në institucione të rëndësishme të vendeve të Ballkanit, e kam pjesë të pandarë dëshirën që të shpreh pikërisht atë që Kosova dhe përfaqësuesit e saj duhet të jenë të pranishëm në të gjitha tavolinat ku disktutohet për politikë, diskutohet për ekonomi, diskutohet për ambientin, për rritjen e tij, për kërkimin e të gjitha burimeve natyrore që ka rajoni ynë dhe padyshim i tillë do të jetë interesimi dhe angazhimi im dhe i institucioneve të Shqipërisë për ta pasur Kosovën gjithmonë të pranishme.
Gazetari: Zoti Topi, pritet që të udhëtoni edhe në Stamboll në një takim kulturor mes shteteve të rajonit, aty ku do të jetë dhe Presidenti Tadiç. Padiskutim që duhet të jetë edhe Kosova?!
Presidenti Topi: Natyrisht sikurse e thashë, nuk ka ndodhur një rast që në takimet rajonale të mos përmendet Kosova, jo thjesht si një problem politik, por si një element mjaft i rëndësishëm i traditës së historisë dhe i kulturës së vendeve të rajonit. Eshtë bërë traditë që vendet e Evropës Juglindore të mblidhen për të diskutuar për shkëmbimin e kulturave, e traditave të tyre kulturore historike. Ndërkohë tingëllon si paradoks i kohëve moderne, kur diskutohet për një histori dhe për një traditë, e cila është integrale në rajonin tone, dhe Kosova ende nuk ftohet për të marrë pjesë. Të jeni të sigurtë që unë në këtë takim do ta përmend nevojën që në takimet e ardhshme Kosova të jetë pjesë integrale e këtyre tryezave.
Gazetari: Zoti President, thatë më parë që Kosovën e kanë njohur 69 shtete të ndryshme të botës. Cili është roli i Shqipërisë dhe angazhimi i Shqipërisë në njohje të reja të shtetit të ri të Kosovës nga vende të ndryshme, të cilat deri tani nuk e kanë njohur shtetin e ri të Kosovës?
Presidenti Topi: Unë besoj se sot Kosova ka institucionet e veta të diplomacisë. Institucione të tilla po vazhdojnë ta kryejnë me intensitet angazhimin për t’u njohur. Nga ana tjetër institucionet e Shqipërisë janë gjithmonë konstante në angazhimin e tyre qoftë në takimet që zhvillohen në Shqipëri kur vijnë vazhdimisht delegacione, partnerë, ambasadorë, por edhe në takimet që ne kemi jashtë Shqipërisë ku në një pjesë të rëndësishme të axhendës del pikërisht shtrirja e njohjes gjeografike të Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur. Unë besoj që ka progres, ka tentativa për ta zgjeruar gjeografinë jo thjesht në kontinent, për të shkuar në Azi, në kontinentin afrikan dhe Amerikën Latine. Unë besoj që premisat janë shumë premtuese.
Gazetari: Shqipëria, Kosova dhe shtetet evropiane janë në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën. Mendoni se do të sjellë një rezultat pozitiv dhe njohje të reja nëse Gjykata vendos sipas parimeve që ka paraqitur Prishtina zyrtare në Gjykatën e Hagës?
Presidenti Topi: Është thënë vazhdimisht që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare nuk do të kishte asnjë efekt juridik për të vënë në dyshim statusin e shtetit të ri të Kosovës, por mjaft vende janë të orientuara nga vendimi i Gjykatës psikologjikisht për të pasur një moment në vendim-marrjen e tyre për njohjen e Kosovës. Unë jam optimist që kjo linjë do të krijojë të gjithë aksesin e duhur për shumë vende, të cilat janë të orientuara, dhe presin për të marrë vesh se cili do të jetë vendimi. Jam i besimit që ky vendim do të jetë pozitiv për Kosovën, çka do të imponojë mjaft shtete të tjera që lidhin vendimin e tyre me Gjykatën Ndërkombëtare, për të qenë në këtë sens.
Gazetari: Kosova vazhdon të jetë me një ekonomi të varfër. Shqipëri ngadalë po ecën përpara. Cili mund të jetë angazhimi i Shqipërisë për një bashkëpunim rajonal në fushën ekonomike, por edhe në fusha të tjera me rëndësi për Kosovën, por edhe me Shqipërinë?
Presidenti Topi: Besoj se rrugët dhe hapësirat janë pa fund. Unë do ta konsideroja një element shumë të rëndësishëm komunikimin fizik dhe infrastrukturor, gjë që është realizuar së pari me ndërtimin e Korridorit rrugor që lidh Durrësin me Kosovën dhe përpjekjet e qeverisë së Kosovës për të vazhduar këtë projekt dhe për shkuar drejt vendeve të tjera të Evropës Qendrore. Pastaj komunikimi infrastrukturor do të hapte shumë mundësi për komunikime të tjera. Politika në radhë të parë, institucionet, parlamentet e të dyja vendeve, kanë mundësi të jashtëzakonshme për të komunikuar, për të harmonizuar legjislacionin, sidomos atë që ka të bëjë me komunikimin e njerëzve, të mallrave, politikat fiskale, politikat doganore të mënyrë që të jenë të sinkronizuar. Ajo që ka ndodhur shumë vite më parë në politikën e vendeve të Bashkimit Evropian, mund të ndodhë fare lehtë edhe në vendet e rajonit ballkanik në kuptimin e vërtetë të Shengenit ballkanik, jo vetëm për lëvizjen e njerëzve, por dhe harmonizimin e shumë politikave që do të ishin në favor të investimeve në të gjitha vendet e rajonit. Çdo vend që mendon se investimet do t’i ketë vetëm për vendin e tij do të gabojë, sepse sot rajoni ballkanik duhet të konsiderohet si një rajon i sigurtë nga pikëpamja e mbrojtjes së investimeve, sepse kjo e bën të sigurtë politikën e këtyre vendeve, pavarësisht problemeve momentale që mund të kenë për episode të veçanta politike, por në kontekstin e përgjithshëm, unë mendoj se vendet e Ballkanit ofrojnë siguri, aspiratat e tyre dhe linjat politike për t’u integruar në NATO, çka do t’i jepte rajonit një siguri më shumë, do të rriste brezin e sigurisë, do të rriste brezin e investimeve dhe vende pastaj të cilat aspiratën tjetër e kanë për tu anëtarësuar në BE.
Gazetari: Shqipëria po ecën mirë me politikën e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj. Kosova është një hap prapa. Kur Shqipëria vërtetë do të ketë liberalizimin e vizave dhe qytetarët shqiptarë të udhëtojnë pa viza në BE?
Presidenti Topi: Nuk është një çështje që ka të bëjë me vendimarrjen finale të vendeve të BE-së, por besoj atë që kam thënë dhe herë të tjera, mund ta them edhe sot, që do ta konsideroja jo efikas, ndoshta një moment paradoksal që vendet e Ballkanit të jenë në kohë të ndryshme përsa i përket mundësisë për të lëvizur të lirë. Kjo ndodh dhe do të lidhet me momente të karakterit teknik dhe nuk do të uroja që të kishte një lloj konotacioni politik, sepse popujt e Ballkanit atë që e kanë shumë të rëndësishme përsa i përket historisë së tyre, por edhe aktualitetit, e kanë koefiçent të lirë për të lëvizur të lirë dhe besoj që kjo lidhet edhe me rezultatin për liberalizimin e vizave. Unë kam kuptuar vazhdimisht jo vetëm për shqiptarët e Shqipërisë, por edhe për të gjithë popullin e Kosovës që ai moment të jetë i sinkronizuar me fatin e qytetarëve të Shqipërisë për të lëvizur të lirë në rajon dhe në të gjithë hapësirën e Shengenit.
Gazetari: Në fund zoti President, cili është mendimi juaj si President i Shqipërisë përsa u përket vlerave të qytetarëve të Kosovës dhe përparimit të tyre mbi hyrjen në Evropë së bashku me Shqipërinë?
Presidenti Topi: Unë e kam bindjen, sikurse e kam demonstruar deri tani edhe në vijimësi qoftë në institucion, qoftë politika e Kosovës, qoftë qytetarët e Kosovës të dinë të demostrojnë që janë qytetarë të vërtetë, që kanë ditur të kalojnë përmbi dramat e tyre personale dhe familjare, të ndërtojnë miqësi dhe të jenë në funksion të një shteti multietnik me standarde evropiane që do t’i sjellë atyre prosperitet social dhe ekonomik. Unë jam i bindur sikurse e kam demonstruar, se Kosova do të dijë ta demonstrojë në të ardhmen.
Gazetari: Zoti President në emër të gjithë teleshikuese të “Televizionit 21” kudo në botë ju falënderoj për intervistën!
Presidenti Topi: Edhe unë ju falënderoj dhe i përcjell të gjithë teleshikuesve të televizionit tuaj që të kenë shëndet dhe të jenë pjesëmarrës në të gjitha proceset demokratike që sot zhvillohen në Kosovë.
Gazetari: Faleminderit shumë!