Presidenti Topi uron Presidentin Sarkozi me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

14 korrik 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës franceze, Nikolas Sarkozi me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin dërgon urimet më të mira e më të përzemërta.
“Më lejoni, zoti President, të nënvizoj me këtë rast se ne vlerësojmë veçanërisht marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit me Francën dhe jemi të angazhuar për zhvillimin e zgjerimin e tyre të mëtejshëm në fusha me interes reciprok për dy vendet tona.
Shqipëria çmon lart mbështetjen e Francës në rrugën e proceseve integruese në të cilat vendi im është angazhuar. Anëtarësimi i plotë i vendit në NATO dhe rikthimi i plotë i Francës në të, konkretizuan fillimin e partneritetit tonë të përbashkët në mbështetje të sigurisë rajonale e globale.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.