V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT, “MASTER I NIVELIT TË DYT˔, PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, PRIVATE, “UNIVERSITETI EVROPIAN I TIRANËS”
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT, “MASTER I NIVELIT TË DYTË”, PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, PRIVATE, “UNIVERSITETI EVROPIAN I TIRANËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen e programeve të studimit “Master i nivelit të dytë”, pranë shkollës së lartë universitare, private, “Universiteti Evropian i Tiranës”, në:
a) “Ekonomi dhe zhvillim i qëndrueshëm”, me profile:
i) Administrata dhe politikat publike;
ii) Urbanizimi, zhvillimi territorial dhe politikat mjedisore;
iii) Politika, shoqëria dhe demokratizimi;
iv) E drejtë ekonomike.
b) “Financë”, me profile:
i) Financat publike;
ii) Qeverisja e korporatave;
iii) Tregjet financiare dhe menaxhimi bankar;
iv) E drejtë financiare, fiskale dhe bankare.
c) “Menaxhim”, me profile:
i) Lidershipi dhe menaxhimi i karrierës;
ii) Biznes dhe marketing ndërkombëtar;
iii) Komunikimi në biznes;
iv) E drejtë ekonomike.
ç) “Sociologji”, me profile:
i) Politika, shoqëria dhe demokratizimi;
ii) Kriminalogji;
iii) Globalizimi dhe zhvillimi;
iv) Komunikimi dhe sjelljet politike.
d) “Shkenca komunikimi”, me profile:
i) Komunikimi dhe sjelljet politike;
ii) Komunikimi në biznes;
iii) Lidershipi dhe menaxhimi i karrierës;
iv) Teori dhe modele komunikimi.
dh) “Shkenca politike”, me profile:
i) Globalizimi dhe zhvillimi;
ii) Politika, shoqëria dhe demokratizimi;
iii) Administrata dhe politikat publike;
iv) Komunikimi dhe sjelljet politike.
e) “Marrëdhëniet ndërkombëtare”, me profile:
i) Globalizimi dhe zhvillimi;
ii) Studime të sigurisë dhe gjeopolitikës;
iii) Politika, shoqëria dhe demokratizimi;
iv) E drejtë evropiane dhe ndërkombëtare.
ë) “E drejtë publike”, me profile:
i) E drejtë kushtetuese dhe administrative;
ii) E drejtë evropiane dhe ndërkombëtare;
iii) Kriminalogji;
iv) E drejtë penale.
f) “E drejtë private”, me profile:
i) E drejtë ekonomike;
ii) E drejtë financiare, fiskale dhe bankare;
iii) E drejtë civile;
iv) Qeverisja e korporatës.
2. Programet e studimit “Master i nivelit të dytë” (MND) të jenë programe studimi të ciklit të tretë, me, të paktën, 60 kredite. Në mbarim të programeve të studimit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në:
d) “Ekonomi dhe zhvillim i qëndrueshëm”, me profile:
i) Administrata dhe politikat publike;
ii) Urbanizimi, zhvillimi territorial dhe politikat mjedisore;
iii) Politika, shoqëria dhe demokratizimi;
iv) E drejtë ekonomike.
e) “Financë”, me profile:
i) Financat publike;
ii) Qeverisja e korporatave;
iii) Tregjet financiare dhe menaxhimi bankar;
iv) E drejtë financiare, fiskale dhe bankare.
f) “Menaxhim”, me profile:
i) Lidershipi dhe menaxhimi i karrierës;
ii) Biznes dhe marketing ndërkombëtar;
iii) Komunikimi në biznes;
iv) E drejtë ekonomike.
ç) “Sociologji”, me profile:
i) Politika, shoqëria dhe demokratizimi;
ii) Kriminalogji;
iii) Globalizimi dhe zhvillimi;
iv) Komunikimi dhe sjelljet politike.
g) “Shkenca komunikimi”, me profile:
i) Komunikimi dhe sjelljet politike;
ii) Komunikimi në biznes;
iii) Lidershipi dhe menaxhimi i karrierës;
iv) Teori dhe modele komunikimi.
dh) “Shkenca politike”, me profile:
i) Globalizimi dhe zhvillimi;
ii) Politika, shoqëria dhe demokratizimi;
iii) Administrata dhe politikat publike;
iv) Komunikimi dhe sjelljet politike.
e) “Marrëdhëniet ndërkombëtare”, me profile:
i) Globalizimi dhe zhvillimi;
ii) Studime të sigurisë dhe gjeopolitikës;
iii) Politika, shoqëria dhe demokratizimi;
iv) E drejtë evropiane dhe ndërkombëtare.
ë) “E drejtë publike”, me profile:
i) E drejtë kushtetuese dhe administrative;
ii) E drejtë evropiane dhe ndërkombëtare;
iii) Kriminalogji;
iv) E drejtë penale.
f) “E drejtë private”, me profile:
i) E drejtë ekonomike;
ii) E drejtë financiare, fiskale dhe bankare;
iii) E drejtë civile;
iv) Qeverisja e korporatës.
3. Shkolla e lartë universitare, private, “Universiteti Evropian i Tiranës”, ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni mësimor ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.
4. Ndryshimet në vendndodhje, forma studimi, plane dhe programe, si dhe elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
5. Shkolla e lartë universitare, private, “Universiteti Evropian i Tiranës”, duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit institucional të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
6. Shkolla e lartë universitare, private, “Universiteti Evropian i Tiranës”, pas marrjes së lejes përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës strukturohet si universitet.
7. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
22/07/2009