Presidenti Topi pret Presidentin e UEFA-s, Mishel Platini.

11 nëntor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave Presidentin e UEFA-s, Mishel Platini, i cili viziton vendin tonë në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në bisedën e zhvilluar në një atmosferë tepër të ngrohtë e miqësore, Kryetari i Shtetit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të UEFA-s dhe rolin personal të zotit Platini për zhvillimin e futbollit shqiptar në respekt të rregullave dhe niveleve ndërkombëtare të futbollit. Presidenti shprehu gjithashtu mirënjohjen për ndihmesën e dhënë nga UEFA për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vendin tonë, duke iu referuar dhe inagurimit më së fundmi të fushës së stadiumit “Niko Dovana” në Durrës. Duke vënë në dukje disa prej arritjeve sportive të futbollistëve dhe ekipit tonë kombëtar të futbollit në ndeshjet e nivelit ndërkombëtar, Presidenti Topi shprehu besimin e tij si Kryetar Shteti, por edhe si sportdashës dhe admirues i hershëm i futbollit, se ato do të pasohen nga arritje të tjera dhe fitore sportive më të spikatura, duke evidentuar kështu edhe një herë traditën e mirë dhe vlerat bashkëkohore sportive të futbollit shqiptar.
Nga ana e tij, Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini shprehu kënaqësinë e takimit me Presidentin e Republikës dhe vuri në dukje vlerësimin dhe admirimin e tij për qëndrimin e mbajtur nga Presidenti Topi në mbështetje të zgjidhjes efikase dhe sa më të shpejtë të problemeve të futbollit shqiptar. Z. Platini gjatë bisedës shprehu në mënyrë të vazhdueshme gatishmërinë e tij për të mbështetur futbollin shqiptar për një ecuri të mëtejshme pozitive.
Në takimin e Presidentit Topi me një ndër personalitetet më në zë të futbollit ndërkombëtar ishin të pranishëm dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit të ardhur nga UEFA, po ashtu dhe Presidenti i FSHF-së, Armando Duka.