E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Francës, Nikola Sarkozi, për Festën Kombëtare.

14 korrik 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Francës, Nikola Sarkozi, me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin thuhet:

“I nderuar Zoti President,

Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik francez, urimet më të mira e më të përzemërta!

Nënvizoj, me këtë rast, se ne vlerësojmë lart mbështetjen që Franca i jep Shqipërisë në përpjekjet e saj drejt integrimit në strukturat euroatlantike dhe shpreh bindjen time se Presidenca franceze e radhës e Bashkimit Evropian do t’i japë një hov të ri procesit integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ne jemi të angazhuar në thellimin e bashkëpunimit me Francën në fusha me interes reciprok, duke synuar kështu konsolidimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve tradicionale, që karakterizojnë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona.

Me urimet më të përzemërta, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›