Presidenti Topi uron Presidentin e Konfederatës Zvicerane me rastin e Festës Kombëtare.

1 gusht 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Konfederatës Zvicerane, Hans-Rudolf Merz me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më të përzemërta e miqësore.
“Me këtë rast, dëshiroj të theksoj angazhimin tim për vijueshmërinë e marrëdhënieve shumë të mira të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, dhe bindjen për konsolidimin e thellimin e tyre. Duke Ju falënderuar për mbështetjen që vendi juaj vazhdon t’i japë Shqipërisë në integrimin e saj, shpreh besimin se kjo do të vazhdojë dhe në të ardhmen.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.