E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Voronin me rastin e Festës Kombëtare të Moldavisë.

27 gusht 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Moldavisë, Vladimir Voronin me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin shpreh urimet më të përzemërta për lumturi dhe begati.

“Shpreh besimin se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Moldavisë do të rriten në të ardhmen në fusha me interes reciprok, në të mirë të dy vendeve tona.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›