E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Ambasadorin e Gjeorgjisë për Shqipërinë, Grigol Mgaloblishvili.

25 shtator 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Republikës së Gjeorgjisë për Shqipërinë, me rezidencë në Ankara (Turqi), z. Grigol Mgaloblishvili, i cili i paraqiti Letrat-kredenciale.

Kryetari i Shtetit nënvizoi gjatë takimit se ekzistojnë mundësitë për të rritur bashkëpunimin dhe dialogun politik mes dy vendeve, ndërsa ambasadori i Gjeorgjisë theksoi se detyra e tij e parë do jetë ngritja e një mekanizmi për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë e Gjeorgjisë.

Duke folur për rajonin, bashkëbiseduesit janë ndalur në çështjen e Kosovës për të cilën Presidenti Topi vlerësoi se zgjidhja sa më e shpejtë e statusit të Kosovës, pra pavarësia e saj do t’i shërbente klimës së paqes e stabilitetit në vendet e rajonit, por edhe integrimit tyre në strukturat euroatlantike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›