Presidenti Topi uron Presidentin e Rumanisë, Basesku me rastin e Festës Kombëtare.

1 dhjetor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Rumanisë, Trajan Basesku, në të cilin përcjell urimet më të mira e më të përzemërtame rastin e Festës Kombëtare.
“Nënvizoj, me këtë rast se me angazhimin tonë të përbashkët, marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Rumanisë, do të njohin zhvillime të mëtejshme në të ardhmen, në të mirë të dy popujve tanë.
Duke vlerësuar mbështetjen që Rumania i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, shpreh besimin tim në vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje në të ardhmen.
Në pritje të vizitës Suaj të afërme në Tiranë, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.