Presidenti Topi dekoron z. Naxhi Bakalli me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi z. Naxhi Bakalli Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Piktorit të shquar që me krijimtarinë e tij ka lartësuar dhe pasuruar vlerat e artit kombëtar shqiptar, pedagogut që dha kontribut të rëndësishëm në krijimin dhe konsolidimin e shkollës shqiptare të arteve pamore, studiuesit të pasionuar që ju përkushtua kërkimit në historinë e artit kombëtar dhe ruajtjes së kësaj trashëgimie të vyer”.