Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi e Kryetarit të Dhomës së Komunëve të Mbretërisë së Bashkuar, Michael Martin.Në 10 dhjetor Mbretëresha Elizabeta e Dytë firmos Ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në Nato.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zënë sot vendin e të ftuarës së nderit të Kryetarit të Dhomës se Komunëve, Michael Martin. Ai e ftoi zonjën Topalli të merrte pjesë në mbledhjen konfidenciale të forumit më të lartë të vendimarrjes të Dhomës së Komuneve, (komiteti drejtues i kryesisë së parlamentit) ku përveç kreut të parlamentit, Martin, marrin pjesë vetëm tre nënkryetarët e parlamentit, për të vendosur me dyer të mbyllura axhendën e tyre të punës.
Mbledhja ku ishte e pranishme Kryetarja e Kuvendit është një nga më të
rëndësishmet për Parlamentin Anglez, i cili duhet të vendosë sesi do të veprojë Dhoma e Komuneve rreth çështjes më të nxehtë politike në Britani, arrestimin disa orësh të para diteve të një deputeti dhe hyrjen e policisë në parlament, një akt që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë njëmijëvjeçare të Parlamentit Britanik. Ngjarja që ka tronditur skenën politike në Britani ka nxjerrë në plan të dytë edhe debatin tradicional që zhvillohet në Dhomën e Komunëve menjëherë pas fjaliimit të Mbretëreshës. Kjo është hera e parë që një personalitet i huaj ftohet të marrë pjesë në nje takim të tillë me vendimarrësit më të rëndësishëm të Parlamentit Britanik, duke dalë kështu jashtë traditës dhe protokollit strikt anglez, veçanërisht në një moment të tillë pa precedent të Monarkisë Parlamentare Britanike.
Pas pjesëmarrjes në këtë mbledhje të rëndësishme dhe konfidenciale, Kryetari i Parlamentit i rezervoi zonjës Topalli nje takim te veçante, ku dy homologet diskutuan per sfidat me te cilat perballet parlamentarizimi në vende me demokraci të reja si Shqipëria apo me demokraci të konsoliduara shumë shekullore si Britania e Madhe. Zoti Martins dhe zonja Topalli theksuan se kontaktet më të shpeshta si në nivel kryetarësh apo nivel komisionesh parlamentare i shërbejnë frymës së bashkëpunimit midis dy parlamenteve për shkëmbimin e pervojave dhe në intres të forcimit të miqësisë. Në këtë kontekst, zoti Martin ftoi kryetaren Topalli për një vizitë zyrtare dhe u shpreh se do te ishte i kenaqur të priste zonjen Topalli pas pak muajsh në Londër.