MESAZHI I PRESIDENTIT TOPI ME RASTIN E 96-VJETORIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.

4 dhjetor 2008
Sot ju drejtohem juve, gjithë ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve dhe personelit civil të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke ju shprehur si President i Republikës së Shqipërisë, dhe njëkohësisht si Komandant i Përgjithshëm, urimet më të përzemërta, për të festuar së bashku këtë ditë historike të 96-vjetorit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Një urim të veçantë kam për të gjithë atA ushtarakë që shërbejnë në misionet Paqeruajtëse jashtë vendit si Irak., Afganistan, Çad, Bosnje-Hercegovinë, etj., dhe pjesën tjetër të ushtarakëve që shërbejnë si atashe në shumë shtete të botës.
Duke sjellë në kujtesë 4 dhjetorin e largët të vitit 1912, kemi lënë mbrapa pothuaj 96 vite histori të shtetit shqiptar dhe të Republikës. Të gjithë së bashku, ndjehemi sa të përulur po aq dhe krenarë për të gjthë ata patriotë shqiptarë, që pavarësisht kufizimeve të kohës, kanë sakrifikuar jetën e tyre duke u bashkuar përpjekjet dhe mirëkuptimin e përbashkët për zhvillimin e vendit dhe Forcave të Armatosura së Republikës, për përmbushjen e misionit të tyre.
Me këtë rast, më lejoni që nën autoritetin e Kushtetutës së Shqipërisë, të shpreh mbështetjen time të plotë për arritjen e objektivit madhor të zhvillimit të një ushtrie tërësisht profesionale, të një ushtrie që kompenson sasinë dhe numrat e saj me cilësitë dhe vlerat e performancës së misioneve të reja në mjedisin strategjik rajonal dhe global të këtij shekulli të ri.
Përfitoj nga ky rast, që t’u drejtoj një apel të gjithë të rinjve e të rejave shqiptare që t’i shikojnë Forcat e Armatosura, si një profesion të nderuar për të ardhmen e tyre. I inkurajoj të gjithë ata të rinj që janë të apasionuar ndaj tempit ushtarak, në stërvitje e mision, ndaj shpirtit të kolektivitetit dhe të miqësisë dhe cilësive të tjera të admirueshme ushtarake.
Të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Forcave të Armatosura!
Me këtë rast, një përgëzim i merituar u adresohet të gjithë atyre ushtarakëve, që dhanë jetën në përmbushjen e misionit fisnik, atyre që mbi interesat personale përcjellin mesazhet e paqes dhe të miqësisë, në përmbushje të trinomit të Detyrës, Nderit dhe Atdheut. U uroj të gjithë familjeve që me sakrificën e bijve dhe prindërve të tyre, sot janë krenarë midis nesh, në festën e 96-të vjetorit të Forcave të Armatosura!
Shqipëria është sivjet më e favorshme se kurrë ndonjëherë me rastin e marrjes së ftesës së anëtarësimit në NATO. Ajo që na bën të gëzojmë dhe njëkohësisht të reflektojmë, është se aktualisht vendi ynë ndodhet në periudhën më vendimtare të procesit të integrimit në NATO. Megjithë sukseset e arritura dhe pakthyeshme e procesit, faza në të cilën ndodhemi kërkon nga të gjithë përfshirje dhe përgjegjshmëri më të lartë, organizim dhe koordinim më të arrirë, tempe më të shpejta në vazhdimin e reformave që kemi ndërmarrë.
Gëzuar festën e 96-vjetorit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë!