Presidenti Topi uron gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e Festës së Fiter Bajramit.

19 shtator 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u uron Festën e Fiter Bajramit besimtarëve myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen. Në mesazhin e urimit dërguar me këtë Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë, Kreu i shtetit shqiptar thekson:
“Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!
Gëzuar e përshumëvjet Festën e Fiter Bajramit!
Është dëshirë dhe kënaqësi e veçantë t’u përcjell gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen urimet më të mira e më të përzemërta me rastin e Festës së Fiter Bajramit!
Uroj që kjo ditë e kulmit të pastrimit dhe kthjelltësisë shpirtërore, pas një muaji të madhërishëm agjërimi e përkushtimi, t’ju ketë gjetur më të mirë e më të ndershëm, me zemrat plot dashuri për familjet e të afërmit, me më tepër ndjenjë atdhedashurie!
Dëshiroj të jem pranë jush, pranë çdo familjeje e vatreje shqiptare, për ta ndarë së bashku vlerat e rralla njerëzore të mirësisë dhe dashurisë, ndershmërisë dhe tolerancës, ndihmës dhe sakrificës për të gjithë njerëzit në nevojë.
Harmonia dhe toleranca, përjetimi së bashku i festave të njërit-tjetrit dhe adhurimi për të Plotfuqishmin përbëjnë visaret e pashembullta të bashkëjetesës fetare të kombit tonë – virtyte, që ne i kemi trashëguar brez pas brezi ndër shekujt nga të parët tanë dhe me të cilat do të pasurojmë edhe mozaikun e vlerave të familjes së përbashkët evropiane ku synojmë të hymë së shpejti.
Gëzuar edhe një herë dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve, familjet tuaja, Shqipërinë e kombin shqiptar”!