Presidenti Topi uron hapjen e vitit të ri shkollor nga Shkolla e Mesme “Sami Frashëri”.

17 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi uroi sot nxënësit dhe mësuesit në mbarë Shqipërinë me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor 2007-2008. Kryetari i Shtetit u rikthye në Shkollën e Mesme “Sami Frashëri”, ku vetë ai është arsimuar me rezultate të shkëlqyera, për të përcjellë përshëndetjen e tij me këtë rast:
“Të dashur nxënës,
Të dashur prindër,
Të respektuar mësues,
Për mua ky është një moment i veçantë në jetën time. Është një moment i veçantë, sepse kthehem me kujtime të jashtëzakonshme tek i njëjti vend, ku besoj se kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime. Do të kalojnë kohë, do të kalojnë shumë vite për secilin prej jush. Gjithsecili do të bëhet prind, do të shkojë në profesionin e vet, por asnjëherë ai nuk do të ndajë nga memoria e tij vitet e jetës, kur zhvillonte mësimet në gjimnazin “Sami Frashëri”, po ashtu edhe të gjithë nxënësit e tjerë, atje ku do të kalojnë vitet e jetës së shkollës së mesme. Për mua është një moment i veçantë ky, sepse vij këtu për të ritheksuar që gjimnazi “Sami Frashëri” ka një traditë të vyer. Nga bankat e kësaj shkolle kanë dalë me mijëra njerëz, të cilët i janë përkushtuar profesioneve të ndryshme. Një pjesë e tyre janë pjesëtarë të jetës publike dhe janë kontribues të drejtpërdrejtë për fatet e kombit.
Unë kam një informacion të ri për shkollën “Sami Frashëri”, e cila ka një traditë, ashtu si edhe shkolla në të tjera në të gjithë Shqipërinë. Por besoj se gjimnazi “Sami Frashëri” është në rrjedhën e asaj tradite dhe është ndër shkollat më elitare në nivel kombëtar. Ajo sot është e pajisur me të gjitha mundësitë që i jepen nxënësve në këto kushte të reja të zhvillimit të ekonomisë së tregut, në kushtet e reja, kur nxënësit që dalin nga bankat e kësaj shkolle, duhet të jenë njerëz të ditur, t’i drejtohen universiteteve jo vetëm atyre në Shqipëri. Si dhe dëgjova nga Drejtori i Shkollës nxënësit e saj janë kompetitivë edhe nëpër universitetet e botës. Kjo do të thotë që tradita e kësaj shkolle, brumosja e nxënësve në këtë shkollë është rrjedhojë e punës cilësore që bëhet edhe nga pedagogët, edhe nga mësuesit e saj.
Jam i bindur të dashur nxënës, të dashur mësues, të dashur prindër që shkolla është një mundësi që i jepet sot çdo shqiptari për të mësuar, për t’u pasuruar me dije dhe për të qenë konkurues në një shoqëri moderne. Shqipëria është një vend, i cili tenton të integrohet në familjen europiane. Unë jam i bindur që tradita e kësaj shkolle dhe besoj se programet e reja, që janë futur nga Ministria e Arsimit, do t’i japin mundësinë gjimnazit “Sami Frashëri” të jetë gjithmonë në pasurim të traditës, besoj edhe me futjen e teknologjive e reja, që ofron koha.
Për mua është një kënaqësi e veçantë që nga kjo foltore t’ju uroj të gjithë nxënësve, në të gjithë Shqipërinë, të të gjitha cikleve, një vit mësimor të suksesshëm, gjithashtu edhe mësuesve suksese në misionin e tyre të vyer. Të gjithë së bashku në këtë mënyrë japim mundësi që Shqipëria të prosperojë, Shqipëria të ketë një të ardhme të sigurtë, sepse vetëm nëpërmjet dijes, nëpërmjet arsimit, ne do të kemi shanse që të jemi pjesë e familjes europiane dhe eruoatlantike, ku të gjithë ne prej kohësh synojmë dhe aspirojmë të futemi. Edhe njëherë unë ju uroj nga zemra suksese për vitin e ri shkollor, shëndet dhe të gjithë së bashku të gëzojmë për atë që ne e kemi kthyer në një festë kombëtare, fillimin e shkollës në të gjithë territorin shqiptar!”
Më pas, Presidenti i Republikës, i shoqëruar nga drejtori i shkollës, Agim Jakupi dhe Drejtoresha e Arsimit, Arjana Bekteshi, vizitoi ambjentet e brendshme të gjimnazit “Sami Frashëri”, duke u ndalur në bibliotekën e shkollës, laboratorët e informatikës, kimisë, të fizikës etj., ku nxënësit zhvillojnë veprimtarinë e tyre arsimore. Kryetari i Shtetit u informua nga Drejtori i Shkollës lidhur me investimet e kryera në këtë shkollë për përmirësimin e infrastrukturës së saj, përsosjen e kurikulës dhe të procesit të edukimit, si dhe për faktin që, këtë vit, në provimet e maturës shtetërore, gjimnazi “Sami Frashëri” fitoi “Prizmin e Bronxtë”. Presidenti Topi i shprehu të pranishmëve urimet më të mira, si dhe mbështetjen e tij në misionin e vyer të arsimimit të brezit të ri.