Presidenti Topi uron shqiptarët për Pavarësinë

Kreu i Shtetit shqiptar, Bamir Topi u uroi shqiptarëve Pavarësinë, nga qyteti i Vlorës, aty ku 99 vjet më parë u ngrit flamuri kuq e zi nga plaku i urtë Ismail Qemali.
"Nderimi ynë shkon për Atin e Kombit, pagëzuesin e pavarësisë, Ismail Qemalin, njeriun model të sakrificës, urtësisë dhe vendimeve të mëdha", u shpreh Topi pasi vendosi kurora me lule te varri i Ismail Qemalit.
Presidenti Topi theksoi ndër të tjera se projekti që nisi në vitin 1912 u pasua në shkurt të vitit 2008 me pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se tashmë jemi dy shtete të pavarura shqiptare me të njëjtat ndjesi dhe aspirata.
"Ta festojmë së bashku këtë festë, të forcojmë lidhjet midis nesh, sepse veprat e mira për kombin duke bashkëpunuar e bashkëvepruar", tha presidenti për mediat. /tch/