Presidenti Topi vizite dy ditore ne Hungari

Presidenti i Republikes Bamir Topi eshte nisur sot per nje vizite zyrtare dy ditore ne Hungari. Ne axhenden e kesaj vizite parashikohen takime me drejtuesit me te larte te shtetit hungarez Presidentin Pal Shmit me Kryeministrin Viktor Orban si dhe me Kryetarin e Asamblese Kombetare Parlamentit Lazlo Kever. Teme qendrore e bisedimeve do te jene perspektiva e zhvillimit te metejshem te marredhenieve mes dy vendeve. Gjate qendrimit te tij ne Hungari Topi do te vendose nje kurore ne Sheshin e Heronjve te Budapestit dhe me pas do te zhvilloje gjithashtu nje takim me perfaqesues te diaspores shqiptare ne Republiken e Hungarise.