Qeveria ndan buxhetin 2011 per Bashkesite Fetare

Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e sotme ka percaktuar masen e financimit ne buxhetin 2011 per Bashkesite Fetare te cilat kane nenshkruar marreveshje me qeverine.
Me propozimin e ministrit te Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Keshilli i Ministrave vendosi sot qe Komuniteti Mysliman i Shqiperise perfiton shumen 31 632 000 tridhjete e nje milione e gjashteqind e tridhjete e dy mije leke ndersa Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise perfiton shumen 26 220 000 njezet e gjashte milione e dyqind e njezet mije leke.
Ne vendimin e Keshillit te Ministrave thuhet se Kisha Katolike ne Shqiperi perfiton shumen 25 878 000 njezet e pese milione e teteqind e shtatedhjete e tete mije leke dhe per Kryegjyshaten Boterore Bektashiane jepet shuma 16 262 000 gjashtembedhjete milione e dyqind e gjashtedhjete e dy mije leke.
Pjesa me e madhe e parave do te shkojne per paga dhe per ndertimin dhe mirembajtjen e objekteve te kultit.
Ne buxhetin e vitit 2011 ishte miratuar qe Bashkesite Fetare do te perfitonin ne total shumen e 100 milione lekeve.