E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Apartamentet e reja do hipotekohen


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha nënshkroi sot një memorandum për hipotekat me ministrinë e Punëve Publike dhe atë të Drejtësisë. Kjo marrëveshje pritet që do t'i japë zgjidhje në një kohë të shkurtër hipotekimit të apartamenteve të reja, banesave të qytetarëve të Tiranës, pallateve të reja ende të pahipotekuara.

Marrëveshja e nënshkruar mes kryebashkiakut Lulzim Basha, ministrit Sokol Olldashi dhe ministrit Eduard Halimi, për kryetarin e Bashkisë së Tiranës është një instrument shumë i rëndësishëm për të realizuar hipotekimin e të gjitha banesave, apartamenteve dhe ndërtesave të reja të pahipotekuara në këto vite.

"Kjo marrëveshje u shërben të gjithë atyre qytetarëve që nuk kanë ende hipotekën e apartamentit që kanë blerë", deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se ky është një nga premtimet elektorale të tij, duke nënvizuar se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje shënohet një erë e re për qeverisjen lokale, ajo e bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

"Deri dje banorit që ka paguar e blerë banesën i është mohuar e drejta të jetë pronar, por nga firmosja e këtij memorandiumi do të nisë një erë e re", tha kryebashkiaku, duke nënvizuar se dokumenti në fjalë nga nisja e procesit deri në përfundim do të shërbejë si kolateral edhe për rritjen e investimeve në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›