E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen minoret e 12 vjedhjeve

Një operacion i përbashkët i forcave të policisë në Lezhë dhe atyre të komisariatit Nr: 2 në Tiranë ka bërë të mundur arrestimin e dy minorenëve nën akuzën e vjedhjes me dhunë.

J. Alcani 16 vjeç dhe E.Luli 17 vjeç që të dy nga qyteti i Lezhës akuzohen për 12 vjedhje të kryera gjatë dy muajve të fundit në këtë qytet, ndërsa dyshohen dhe për 15 raste të tjera për të cilat vazhdojnë hetimet.

Këta dy shtetas kanë patur në fokusin e tyre minimarkete të ndryshme dhe dyqane ushqimore ndërsa dëmet kanë qenë të konsiderueshme.
Ky nuk është rasti i parë që 16 vjeçari Alcani arrestohet nga policia për të njëjtën vepër penale, por është lënë i lirë për shkak të moshës së tij të mitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›