Presidenti Topi vizitë dyditore në Gjirokastër

Presidenti Bamir Topi është do të zhvillojë një vizitë dy ditore në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë vizitës së tij në qytetin e gurtë ai do të takohet me kryetarin e bashkisë Flamur Bine.
Gjithashtu presidenti do të vizitojë edhe Komunën e Dropullit të Sipërm ku do të takohet me Kryetarin e Komunës, Kristo Duci.
Kreu i shtetit do të vizitojë edhe "Pazarin Karakteristik", dyqanet e artizanatit si dhe ekspozitën e piktorëve dhe artistëve gjirokastritë në Galerinë "Gjin Zenebishi".
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Gjirokastër, Topi do të zhvillojë një vizitë edhe komunën e Xarës dhe të Konispolit.