Lukas Papadimos kryeministri i ri i Greqisë?
Lukas Papadimos mund të jetë personi i cili mund të drejtojë qeverinë e re të koalicionit, e cila do të çojë Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Papadimos i cili ka qënë Zv.president i Bankës Qendrore Evropiane duket se ka pëlqimin e dy liderëve kryesorë të politikës greke, kryeministrit aktual Jorgos Papandreu dhe kreut të opozitës, Antonis Samaras.
Kryeministri grek Jorgos Papandreu dhe lideri i opozitës, Antonis Samaras gjetën gjuhën e përbashkët për formimin e qeverisë së re të tranzicionit pas disa orë negociatash.
Arritja e marrëveshjes është bërë e ditur përmes një deklarate për shtyp të zyrës së presidentit Papulias, i cili ndërmjetësoi takimin mes liderëve të dy partive më të mëdha politike në vend.
Sipas marrëveshjes, qeveria e re e tranzicionit, që do të nisë punën më 8 nëntor, do të miratojë edhe masat antikrizë të përcaktuara nga samiti i Eurozonës për Greqinë, si dhe do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme.