Presidenti Topi vizitë në qytetin e Burrelit

Kreu i shtetit Bamir Topi do të zhvillojë sot një vizitë pune në qytetin e Burrelit. Gjatë vizitës në Burrel presidenti Topi do të zhvillojë takime me kryetaren e Bashkisë Adelina Farrici dhe me këshillin bashkiak të qytetit.
Në orën 11:30 në ambjentet e pallatit të Kulturës së qytetit, kryetarja e Bashkisë do t`i dorëzojë kreut të shtetit çmimin "Qytetar Nderi”.
Në axhendën e kreut të shtetit është parashkuar edhe një vizitë në muzeun e qytetit të Burrelit.